Abdixhiku: Garantojmë specializim dhe punësim për mjekët e rinj

Lumir Abdixhiku, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministër, ka prezantuar vizionin e tij për sektorin e shëndetësisë gjatë një takimi në Prizren.

Ai ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të një Qendre të re Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si dhe nevojën për të digjitalizuar sistemin shëndetësor. Abdixhiku ka bërë të ditur se modeli i ri do të funksionojë si një ndërmarrje publike që ofron shërbime mjekësore dhe financohet nga fondi i sigurimeve shëndetësore.

Ai gjithashtu ka theksuar domosdoshmërinë për të siguruar specializimin e menjëhershëm dhe mundësitë e punësimit për mjekët e sapodiplomuar. Duke folur për sfidat aktuale, Abdixhiku ka vënë në pah problemin e mjekëve të cilët përfundojnë studimet pa mundësi për të vazhduar specializimin, duke e cilësuar këtë si një nga problemet më të mëdha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *