Gjendja shëndetësore e babait të Mustafës përkeqësohet, pa të dhëna nga Gjykata Speciale për vizitën

Babai i Salih Mustafës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por kërkesa e Mustafës për ta vizituar është refuzuar nga Gjykata Speciale.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër duke e cilësuar këtë vendim si johuman dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Ata theksuan se, duke qenë se Mustafa është i dënuar me 15 vite burgim, nuk ekziston rrezik për ndikim në procese gjyqësore.

Nga ana tjetër, Gjykata Speciale nuk ka dhënë ndonjë konfirmim zyrtar mbi kërkesën. Në një përgjigje për Nacionalen, ata kanë deklaruar se rregullat ligjore u lejojnë të paraburgosurve të kërkojnë vizita për arsye humanitare, por nuk ekziston asnjë dosje publike për këtë çështje.

Reagime të tjera kanë ardhur edhe nga Vlora Çitaku e PDK-së, e cila e ka cilësuar situatën si “padrejtësi speciale” dhe ka kritikuar heshtjen e institucioneve. Ajo theksoi se indiferenca është bashkëfajësi.

Situata ka ngjallur reagime të ashpra edhe për raste të ngjashme si ai i Hashim Thaçit, të cilit i është refuzuar disa herë kërkesa për të vizituar Kosovën për arsye familjare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *