Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka paralajmëruar qytetarët që të jenë të kujdesshëm për një bllokadë të planifikuar rrugore më 24 dhjetor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, Serbi.
Banorët lokalë pritet të bllokojnë këtë segment rrugor nga ora 11:50 deri në 15:50. Si rezultat, qytetarët janë këshilluar të zgjedhin rrugë alternative për të shmangur vonesat dhe pengesat e mundshme gjatë kësaj periudhe.
Për udhëzime të mëtejshme apo informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar në numrat +38345198000, +38345198606 dhe 080050095.

Leave a Reply