Fluksi i diasporës shënon rritje në pikat kufitare të Kosovës

Një fluks i shtuar i bashkatdhetarëve që po kthehen në Kosovë ka shkaktuar pritje të gjata në disa pika kufitare të vendit.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka raportuar se pritjet më të gjata po ndodhin në pikën kufitare “Dheu i Bardhë,” ku qytetarët po presin nga 35 deri në 45 minuta, ndërsa kolonat arrijnë deri në 150 metra. Ndërkohë, në pika të tjera kufitare, koha e pritjes varion nga 3 deri në 15 minuta.

Këto vonesa janë pasojë e rritjes së numrit të udhëtarëve që po hyjnë në Kosovë në këtë periudhë. Autoritetet kufitare po punojnë për të menaxhuar sa më mirë situatën dhe për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *