Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë kundër Shpend Ahmetit, duke e akuzuar atë për fshehjen e pasurisë.
Sipas akuzave, Ahmeti, në rolin e tij si Kryetar i Komunës së Prishtinës nga viti 2018 deri më 2022, ka deklaruar në mënyrë të rreme pasurinë e tij. Ai akuzohet për mosraportimin e një shume prej 172,600 euro në para të gatshme, të cilat i kishte depozituar vetë në atë periudhë.
Prokuroria thekson se këto veprime përbëjnë mosraportim të saktë të pasurisë, të ardhurave dhe detyrimeve financiare. Rasti është paraqitur për shqyrtim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në Departamentin Special, ku pritet të zhvillohet procesi gjyqësor.

Leave a Reply