Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mirëpriti në shtëpinë e tij ish-kandidatin për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri.
Në takimin e tyre, Lladrovci theksoi se mbështetja për Tahirin është një mbështetje për Kosovën e vlerave, zhvillimit dhe të ardhmes për të rinjtë. Gjatë diskutimit në Gllanasellë, ata trajtuan çështje të aktualitetit politik, sfidat dhe sukseset e arritura.
Në mënyrë të veçantë, ata u ndalën te zgjedhjet lokale, ku Lladrovci vlerësoi angazhimin e Tahirit në qytetin e Mitrovicës, vendlindja e Kadri Veselit. Duke theksuar rëndësinë e përvojës së tij dhe energjinë e Tahirit, Lladrovci u shpreh optimist për zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe shpresën që Bedri Hamza të bëhet kryeministër.
Ai gjithashtu vlerësoi Tahirin si pjesë e një brezi të ri që merr përgjegjësi, duke ndjekur rrugën e heronjve të luftës dhe paqes, duke kontribuar në ndërtimin e shtetit.

Leave a Reply