Gjykata në Hagë ka hedhur poshtë kërkesën e Kadri Veselit për të lirim të përkohshëm, duke vendosur që ai të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara.
Vendimi i gjykatës thekson se ka rrezik që Veseli mund të ndërhyjë në procesin gjyqësor ose të kryejë vepra të tjera penale, veçanërisht ndaj dëshmitarëve ose individëve të lidhur me rastin. Edhe pse Prokuroria ka mbyllur çështjen, kjo nuk është konsideruar një ndryshim mjaftueshëm i rrethanave për lirimin e tij.
Gjykata ka arsyetuar se asnjë masë alternative, si arresti shtëpiak apo mbikëqyrja nga Policia e Kosovës, nuk do të ishte e mjaftueshme për të zbutur këto rreziqe. Gjithashtu, gjykata ka vlerësuar se paraburgimi i Veselit mbetet i domosdoshëm dhe proporcional, pavarësisht kohëzgjatjes.

Leave a Reply