Autoritetet asgjësojnë mbi 2 ton mish pule të pasigurt

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ka raportuar për zbulimin e baktereve Salmonella spp.

në një ngarkesë me mish pule të importuar nga Polonia. Ky alarm u dha nga Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqim i Komisionit Evropian (RASFF).

Ngarkesa, me një sasi prej 2064 kilogramësh, u importua nga kompania KAJMAK SHPK nga Prizren dhe ishte prodhuar nga CEDROB S.A., Ubojnia Drobiu Ujazdówek. Pas verifikimeve të kryera nga inspektorët e AUV, mishit iu konfirmua prania e salmonelës.

Në përputhje me rregulloret ligjore dhe standardet e sigurisë ushqimore, sasia e kontaminuar u asgjësua. Agjencia thekson se do të vazhdojë monitorimin e rreptë të situatës, duke bashkëpunuar ngushtë si me institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, ashtu edhe me bizneset e importit të mishit, për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *