Tre persona të akuzuar për një sulm në kanalin “Ibër-Lepenci” në Zubin-Potok janë sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nën masa të rrepta sigurie.
Seanca e tyre gjyqësore pritet të nisë së shpejti. Incidenti ndodhi më 29 nëntor 2024 në fshatin Varagë, ku akuzat përfshijnë “rrezikimin e rendit kushtetues” dhe “kryerjen e veprës terroriste”.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe partnerët evropianë, ngriti aktakuzën më 9 dhjetor të këtij viti. Sipas hetimeve, vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq, së bashku me Igor Dimoviq, dyshohen se kanë vendosur rreth 20 kg eksploziv trinitrotoluene (TNT) në kanal, duke shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën publike.
Aktakuza gjithashtu përfshin akuza për “armëmbajtje pa leje” dhe “spiunazh”, ndërsa hetimet vazhdojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Leave a Reply