Kandidatja për deputete nga PDK, Vlora Çitaku, ndau një video nga debati i fundit ku diskutoi për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Ajo kritikoi qeverinë dhe Vetëvendosjen për mungesën e besimit në krijimin e ushtrisë së Kosovës, duke përmendur se në ditën e miratimit të themelimit të saj, u vendos edhe një plan 10-vjeçar për zhvillimin e saj me armë dhe pajisje të duhura. Çitaku theksoi se për një ushtri, morali dhe motivimi janë po aq të rëndësishëm sa edhe armatimi, duke kujtuar se UÇK nuk kishte pajisje të avancuara, por kishte zemër.
Ajo shprehu shqetësimin se ushtarët shpesh detyrohen të punojnë punë të tjera për shkak të pagave të ulëta në FSK, pavarësisht pretendimeve për rritje pagash. Glauk Konjufca e ndërpreu, duke e konsideruar këtë deklaratë si “të rrezikshme për sigurinë kombëtare”.
Çitaku reagoi duke kërkuar që të mos bëhen goditje nën brez dhe theksoi nevojën për të përmirësuar moralin dhe kushtet e ushqimit të ushtarëve.

Leave a Reply