Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë një vizitë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku është takuar me qytetarë dhe përkrahës të partisë.
Gjatë këtij takimi, ai ka kritikuar Qeverinë aktuale dhe ka dhënë premtime për përmirësimin dhe zhvillimin e kryeqytetit. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Abdixhiku shfaqet në mesin e mbështetësve të tij, duke folur për rëndësinë e një qeverie që mbështet rritjen dhe prosperitetin e Prishtinës, pa pengesa dhe sabotime.
Ai ka theksuar se qyteti ka nevojë për një qeverisje që e ndihmon dhe e zhvillon. Abdixhiku ka shpalosur një plan konkret për kryeqytetin, duke përmendur investime prej 1.5 miliardë eurosh që LDK-ja synon të realizojë për të përmirësuar infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës në Prishtinë.

Leave a Reply