FSK-ja merr sistemin raketor gjerman Panzerfaust 3

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës janë pajisur me sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3.

Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si një përmirësim të rëndësishëm për kapacitetet mbrojtëse të vendit. Në mandatin e tij aktual, Ministria e Mbrojtjes ka realizuar disa investime strategjike, përfshirë edhe blerjen e sistemit modern Panzerfaust 3, i cili është i njohur për besueshmërinë dhe avancimin teknologjik dhe përdoret gjerësisht nga ushtritë e vendeve të NATO-s.

Kurti ka theksuar se ky përmirësim do të rrisë ndjeshëm aftësitë mbrojtëse dhe operacionale të FSK-së. Ai gjithashtu ka vënë në dukje se investimet në mbrojtje synojnë paqen, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, duke siguruar siguri afatgjatë për qytetarët dhe vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *