Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një blerje strategjike të rëndësishme nga Ministria e Mbrojtjes, që synon përmirësimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ky përforcim përfshin sistemin raketor antitank Panzerfaust 3, i cili tani është pjesë e arsenalit të FSK-së. Sistemi gjerman Panzerfaust 3 përshkruhet si një nga mjetet më të avancuara dhe të besueshme antitank në botë, i përdorur gjerësisht nga ushtritë e NATO-s.
Kurti vlerëson këtë investim si një hap kyç për përmirësimin e aftësive mbrojtëse dhe modernizimin e forcave të sigurisë së Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e këtij investimi duke e cilësuar atë si një kontribut për paqen, sovranitetin dhe integritetin e vendit.
Kurti nënvizoi se forcimi i FSK-së mbetet një nga prioritetet strategjike të institucioneve kosovare.

Leave a Reply