Magjistralja e Dukagjinit sjell përfitime për Deçanin, thotë Kurti

Albi Kurti, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, zhvilloi një takim në komunën e Deçanit me banorë, studentë, mërgimtarë dhe punëtorë.

Diskutimet u përqendruan në aspektet kryesore të zhvillimit të kësaj zone, me theks të veçantë në infrastrukturë dhe arsim. Kurti theksoi rëndësinë e madhe të mbështetjes së Deçanit në procesin drejt fitores së zgjedhjeve që priten të mbahen më 28 dhjetor.

Një nga projektet kryesore të paraqitura ishte ndërtimi i magjistrales së Dukagjinit, e cila do të kalojë edhe në Deçan, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore të komunës. Gjithashtu, ai prezantoi programin e bursave “Mobiliteti për studentë”, që synon të ofrojë ndihmë financiare për studentët bazuar në distancën nga vendbanimi i tyre deri te universiteti ku do të studiojnë.

Këto iniciativa synojnë të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së banorëve të Deçanit dhe të mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të komunës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *