Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Qeveria do të shpërndajë shtesa fundviti prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët, pavarësisht sfidave buxhetore të shkaktuara nga opozita.
Ai theksoi se kjo mbështetje do të realizohet edhe këtë vit, duke e cilësuar si një përkushtim ndaj kategorive më të ndjeshme të shoqërisë. Në një postim në Facebook, Kurti nënvizoi se pavarësisht mosvotimit të buxhetit, Qeveria ka bërë të pamundurën për të siguruar këto fonde, të cilat do të jenë të disponueshme para natës së Vitit të Ri.
Kryeministri theksoi se kjo masë synon të sjellë një gëzim të dyfishtë për qytetarët më 29 dhjetor, pas fitores së 28 dhjetorit. Në përfundim të mesazhit, Kurti i uroi qytetarët të kalojnë festat e fundvitit me paqe dhe gëzim pranë familjeve të tyre.

Leave a Reply