Donika Gërvalla, kryetarja e partisë Guxo, ishte e ftuar në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, ku diskutoi rreth fushatës zgjedhore, qëllimeve të partisë së saj dhe zhvillimeve politike në Kosovë, përfshirë edhe çështjen e presidentit të vendit.
Gërvalla u pyet nga moderatori Fidan Jupolli për mundësinë e zgjedhjeve të reja nëse presidentja aktuale, Vjosa Osmani, nuk rizgjidhet. Ajo theksoi se nuk ka parë ndonjë shenjë nga partitë ish-opozitare që do të refuzonin të votonin për Osmanin.
“Nuk kam dëgjuar që opozita ka deklaruar publikisht se nuk do të votojë për presidenten Osmani. Nëse ndodh kështu, duhet të japim një shpjegim para qytetarëve,” tha ajo.
Sa i përket mundësisë së zgjedhjeve vitin e ardhshëm, edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje arrin 50% të votave, Gërvalla përmendi se situata është e ndryshme tani, duke iu referuar një mandati të fuqishëm të partisë.

Leave a Reply