Një zjarrfikës nga Pogradeci është arrestuar për dyshime se përdorte lokalin e tij për shitje droge.
Policia ka ndaluar 54-vjeçarin Luan Sulstarova, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të tij u gjet një sasi kanabisi dhe para që dyshohet se ishin fituar nga aktiviteti kriminal. Sulstarova, i cili administronte lokalin në lagjen nr.1 të qytetit, kishte ndarë një pjesë të drogës në doza të vogla, gati për tregti.
Gjatë arrestimit, policia sekuestroi gjithashtu dy celularë si provë materiale. Dosja e çështjes është dorëzuar në Prokurorinë e Korçës për hetime të mëtejshme.
Pas këtij incidenti, drejtori i shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, njoftoi pezullimin e Sulstarovës nga detyra deri në përfundimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply