Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka shprehur shqetësim për largimin e qytetarëve nga Kosova, duke e cilësuar si një sfidë serioze demografike.
Në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Hamza theksoi se shpopullimi është një kërcënim i madh për vendin, pasi humbet burimin më të rëndësishëm që ka – njerëzit. Hamza vuri në dukje se duhet të krijohen kushte që të rinjtë të shohin një të ardhme në Kosovë, duke shmangur emigrimin si zgjidhje e vetme.
Ai theksoi rëndësinë e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe mbështetjes së sektorit privat për hapjen e vendeve të reja të punës dhe përkrahjen e ideve të reja. Sa i përket premtimeve të tij, Hamza theksoi se i njeh mirë kostot dhe burimet e nevojshme për realizimin e tyre.
Ai siguroi se do të qëndrojë pas çdo deklarate publike, duke e përmbushur atë deri në fund, pa marrë parasysh vështirësitë financiare.

Leave a Reply