Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka qenë i pranishëm në emisionin “Pressing” në T7, ku ka diskutuar për projektet infrastrukturore të papërfunduara.
Ai ka vënë në dukje se projektet madhore, si autostrada e Gjilanit dhe rrugët kryesore si Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Podujevë dhe Prishtinë-Mitrovicë, nuk janë përfunduar ende, pavarësisht se kanë vite që kanë nisur. Hamza ka theksuar se ekziston një mospërputhje mes nevojave dhe mundësive, dhe se edhe me burimet ekzistuese nuk janë arritur rezultatet e pritura.
Duke përmendur rrugën për Pejë, ai ka treguar se është duke u punuar prej pesë vjetësh dhe ende nuk është përfunduar, ashtu si edhe projektet e tjera të rëndësishme. Sipas tij, përpara se të nisin projekte të reja si hekurudha, është e nevojshme të përfundojnë ato që tashmë janë filluar.

Leave a Reply