Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit britanik, i cili kërkoi formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe deri në vitin 2026.
Dedaj theksoi se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar këtë marrëveshje në Bruksel dhe Ohër, por ka tentuar ta mbajë të fshehtë nga qytetarët e Kosovës. Dedaj ka kritikuar qeverinë aktuale për mungesë transparence, duke akuzuar se për pesë vjet nuk ka qenë e hapur me qytetarët për pasojat që, sipas tij, i janë shkaktuar shtetit, përfshirë humbjet financiare në Planin e Rritjes me BE.
Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim për ndërprerjen e Dialogut Strategjik me SHBA, duke e cilësuar atë si një goditje për Kosovën. Sipas tij, qeveria është e gatshme të pranojë marrëveshje që mund të dëmtojnë interesat shtetërore për të ruajtur pushtetin.
Në fund, Dedaj ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke i quajtur ato një mundësi të fundit për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Leave a Reply