Ngadhnjim Arrni emërohet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka emëruar Ngadhnjim Arrnin si kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë gjatë mbledhjes së tij të 357-të të premten.

Arrni u zgjodh përmes një votimi të fshehtë, ku ai mori 8 vota pro dhe asnjë kundër, ndërsa anëtari Artan Abazi abstenuoi nga votimi, sipas raportit të “Betimi për Drejtësi”. Komisioni vlerësues, i kryesuar nga gjyqtarja Drita Rexhaj, kishte përzgjedhur kandidatët që plotësonin kushtet formale për këtë pozitë.

Përveç Arrnit, në garë ishin edhe gjyqtarët Kushtrim Shyti dhe Alban Ajvazi. Ajvazi është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda, ndërsa Shyti dhe Arrni shërbejnë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Konkursi për këtë pozitë u shpall nga KGJK-ja në mbledhjen e 355-të më 6 nëntor 2025, pas lirimit të vendit nga gjykatësja Albina Shabani-Rama, e cila është avancuar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Procedura e zgjedhjes bazohet në Rregulloren nr.

12/2022.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *