Putini shpreh gatishmëri për marrëveshje territoriale në Donbas

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka diskutuar me disa prej biznesmenëve kryesorë të vendit për mundësinë e shkëmbimit të pjesëve të territoreve të kontrolluara nga Rusia në Ukrainë, por ai synon të marrë të gjithë rajonin e Donbasit.

Këto informacione u publikuan nga gazeta ruse “Kommersant”, ku gazetari Andrey Kolesnikov raportoi për detajet e takimit të mbajtur së fundmi në Kremlin. Takimi mes Putin dhe biznesmenëve është zhvilluar të enjten vonë, ku Putin ka theksuar se Rusia mbetet e hapur për lëshime të caktuara territoriale jashtë Donbasit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se negociatat mes Ukrainës dhe SHBA-së janë afër përfundimit të një plani me 20 pika. Ai shtoi se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për dorëzimin e pjesëve të Donbasit që kontrollohen nga Ukraina dhe për të ardhmen e centralit bërthamor të Zaporizhias.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan, Donald Trump, është angazhuar për t’i dhënë fund konfliktit në Evropë, dhe emisari i tij, Steve Witkoff, së bashku me Jared Kushner, po negocion me palët e përfshira. Detajet e plota të propozimeve amerikane nuk janë bërë publike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *