Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) do të mbajë një takim më 29 dhjetor 2025, ku ndër temat kryesore është zgjedhja e Zëvendës-Kryeprokurorit të Shtetit.
Agron Qalaj, i cili aktualisht është ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Shtetit, ka propozuar Aleksandër Lumezin për këtë rol. Sipas dokumenteve të siguruara nga “Betimi për Drejtësi”, ky propozim është përfshirë në pikën e shtatë të rendit të ditës të takimit të KPK-së.
Në letrën e datës 24 dhjetor, drejtuar KPK-së, Qalaj thekson nevojën për vazhdimësi institucionale dhe ushtrimin e plotë të detyrave, duke rekomanduar emërimin e Lumezit në këtë pozicion. Agron Qalaj u emërua në pozicionin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit më 22 dhjetor, pas dorëheqjes së Besim Kelmendit.
Ky zhvillim erdhi pas miratimit të kërkesës së Kelmendit për të lënë detyrën e tij.

Leave a Reply