Kyuchyuk: Hamza ofron lidershipin e nevojshëm për Kosovën

Ilhan Kyuchyuk, bashkëpresident i ALDE dhe eurodeputet, ka shprehur mbështetje të fortë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin e saj për Kryeministër, Bedri Hamza.

Ai theksoi rëndësinë e një lidershipi të fuqishëm dhe të përgjegjshëm për Kosovën, i cili është i fokusuar në vlerat europiane. Në një video deklaratë, Kyuchyuk vlerësoi bashkëpunimin e tij me drejtuesit e PDK-së, duke nënvizuar angazhimin e tyre për vlerat europiane, forcimin e institucioneve demokratike dhe përgjegjësinë ekonomike.

Ai beson se këto janë bazat thelbësore për përparimin e Kosovës dhe afrimin e saj me BE-në. Kyuchyuk vlerësoi gjithashtu Bedri Hamzën për seriozitetin dhe përvojën e tij, duke e cilësuar si liderin që i duhet Kosovës në rrugëtimin e saj drejt Europës.

Ai shprehu dëshirën për të vazhduar bashkëpunimin në familjen politike europiane. Në përfundim, ai uroi PDK-në dhe Bedri Hamzën për sukses në zgjedhjet e ardhshme, duke riafirmuar mbështetjen e liberalëve europianë për një Kosovë demokratike dhe të integruar në Europë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *