Parashikimi i motit për Kosovën dhe Shqipërinë këto ditë

Në Kosovë, fundjava pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra diellore në mëngjes.

Gjatë ditës, vranësirat do të largohen gradualisht. Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga -2 deri në 0°C, ndërsa ato të ditës do të arrijnë nga 3 deri në 7°C.

Era do të fryjë nga veriu, me shpejtësi që do të arrijë deri në 35 km/h. Ndërkohë, në Shqipëri, kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në përgjithësi, me disa vranësira kalimtare në zonat malore në lindje. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton për mjegull të dendur në luginat gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes, si dhe për ngrica në rrugët malore.

Temperaturat do të luhaten nga -5°C në veri deri në 14°C në bregdet dhe Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *