“Hegseth kritikon gjeneralët për mbipeshën dhe kërkon përqendrim në ushtrimet fizike”

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, u shpreh para oficerëve të lartë të ushtrisë se nuk dëshiron më të shohë “gjeneralë dhe admiralë të shëndoshë” apo trupa me mbipeshë në formacionet luftarake, duke theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve të rrepta fizike për anëtarët e shërbimit ushtarak amerikan në gjithë botën.

“Është plotësisht e papranueshme të shohësh gjeneralë dhe admiralë të shëndoshë në korridoret e Pentagonit, që udhëheqin komanda në vend dhe në botë, është një pamje e keqe”, deklaroi Hegseth gjatë një takimi të pazakontë me oficerë në një bazë ushtarake në Quantico, Virxhinia. “Është e keqe dhe nuk na përfaqëson.”

Gjatë mandatit të tij si Sekretar i Mbrojtjes në administratën e Presidentit Donald Trump, Hegseth ka theksuar vazhdimisht rëndësinë që trupat amerikane të përmbushin kërkesat e reja për formën fizike, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të riformësuar “etos-in luftarak” të ushtrisë.

Hegseth përmendi pjesëmarrjen e tij personale në stërvitje fizike si një shembull të standardit që pret nga të gjithë ushtarët amerikanë.

“Gjithçka fillon me formën fizike dhe paraqitjen”, tha ai. “Nëse Sekretari i Luftës mund të kryejë rregullisht stërvitje të vështira fizike, atëherë çdo anëtar i forcave tona të përbashkëta mund ta bëjë gjithashtu.”

“Sot, me urdhrin tim, çdo anëtar i forcës së përbashkët, në çdo gradë, është i detyruar … [të] përmbushë kërkesat për gjatësinë dhe peshën dy herë në vit, çdo vit”, shtoi Hegseth.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *