Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë një video ku shpreh përkushtimin e tij për t’i shërbyer vendit me respekt dhe integritet, nëse zgjidhet kryeministër.
Ai ka theksuar se do të udhëheqë me besim, duke mbështetur të ardhmen e vendit me dashuri dhe përgjegjësi. Abdixhiku ka nënvizuar se me këtë besim, LDK-ja po ecën përpara, me ndërgjegje të qetë dhe qëllime të përbashkëta.
Ai e cilësoi këtë rrugë si rruga e shpresës dhe e ardhmes për partinë e tij, duke theksuar unitetin dhe vendosmërinë në qëllime. Në deklaratën e tij, ai shprehu besimin e tij në Zot dhe përkushtimin për të çuar përpara interesat e popullit, duke garantuar që do të jetë në shërbim të qytetarëve me dinjitet dhe vendosmëri.

Leave a Reply