Konsumimi i ujit është thelbësor për shëndetin e përgjithshëm të çdo qenieje të gjallë, por edhe tejkalimi i sasisë së nevojshme mund të jetë i dëmshëm.
Sipas MayoClinic, pirja e tepërt e ujit mund të çojë në probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë hiponatreminë, një gjendje që mund të rrezikojë jetën. Kjo ndodh kur veshkat nuk mund të përpunojnë sasinë e tepërt të ujit, duke çuar në ulje të nivelit të natriumit në trup dhe hollim të gjakut.
Simptomat e konsumimit të tepërt të ujit përfshijnë uljen e rrahjeve të zemrës, dhimbje koke dhe djersitje. Për të përcaktuar nëse po konsumoni më shumë ujë sesa duhet, është e rëndësishme të kontrolloni ngjyrën e urinës.
Një ngjyrë e bardhë e saj tregon se është e nevojshme të reduktoni sasinë e konsumuar. Mjekët rekomandojnë një konsum prej rreth dy litra ujë në ditë si të mjaftueshme për të mbajtur hidratimin në nivele të shëndetshme.

Leave a Reply