Shtetasit e Republikës së Kosovës po ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në 29 përfaqësi diplomatike jashtë vendit, pas një periudhe përgatitore disa-javore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se 19,187 qytetarë të regjistruar për të votuar fizikisht po marrin pjesë në këtë proces, i cili po zhvillohet në 16 ambasada dhe 13 konsullata. Votimi në Konsullatën e Kosovës në Stamboll do të përfundojë në orën 17:00 sipas kohës lokale, ndërsa vendvotimet në shtete të tjera si Gjermania, Zvicra dhe Franca do të mbyllen në orën 19:00.
Në Londër, procesi do të zgjasë deri në orën 20:00, ndërsa katër përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada do të mbyllin procesin në orën 01:00 të ditës së ardhshme. Deri në mesditë, 7,079 votues kishin hedhur votën e tyre.
KQZ siguron se procesi po monitorohet sipas standardeve zgjedhore deri në përfundimin e tij të plotë.

Leave a Reply