Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shprehur shqetësim për informacionet që i konsideron të pasakta dhe keqinformuese, pasi ato ndikojnë negativisht në reputacionin e institucionit.
KEK sqaron se përgjegjësia e tyre përqendrohet vetëm në prodhimin e energjisë elektrike dhe nuk përfshin aspekte të shpërndarjes apo furnizimit të energjisë. Për këtë arsye, KEK thekson se nuk mund të mbajë përgjegjësi për ndërprerjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes apo furnizimit.
Institucioni i bën thirrje qytetarëve që çdo faturë apo njoftim ku KEK përmendet si përgjegjëse për ndërprerje, të raportohet te Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE). Gjithashtu, KEK kërkon që ZRRE-ja të trajtojë këtë çështje me seriozitet, për të shmangur keqkuptime të tilla në të ardhmen dhe për të siguruar që përgjegjësitë institucionale të mos shtrembërohen.

Leave a Reply