Inteligjenca Artificiale dhe Propaganda Ruse në Zgjedhjet Kosovare

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, disa media dhe kanale sociale me prirje proruse kanë intensifikuar përhapjen e mesazheve që portretizojnë Kosovën si një vend të korruptuar dhe të varur nga Perëndimi.

Këto media, përfshirë Sputnik dhe RT, kanë mohuar shtetësinë e Kosovës duke e quajtur “kuazi-shtet” dhe kanë bërë thirrje që serbët e Kosovës të mbështesin vetëm Listën Serbe në zgjedhje. Ekspertët paralajmërojnë se këto narrativë, të përforcuara nga kanale si “Balkanar” dhe “Për Serbinë në rusisht” në Telegram, ndikojnë veçanërisht në elektoratin serb në veri të Kosovës.

Sipas tyre, përhapja e dezinformatave bëhet më e rrezikshme me përfshirjen e inteligjencës artificiale që mundëson prodhimin e materialeve manipuluese në shkallë të gjerë. Në ndërkohë, kanalet ruse kanë promovuar Listën Serbe si opsionin e vetëm të sigurt për votuesit serbë, duke injoruar partitë e tjera garuese.

Kjo strategji synon të delegjitimojë proceset demokratike në Kosovë dhe të minojë besimin në institucionet zgjedhore dhe në partnerët ndërkombëtarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *