Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka informuar qytetarët me të drejtë vote se mund të përdorin një platformë elektronike për të verifikuar lehtësisht vendndodhjen e Qendrës së Votimit të tyre.
Për të hyrë në këtë shërbim, votuesit duhet të fusin numrin personal të Republikës së Kosovës dhe datën e lindjes së tyre. Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, hapet një faqe e re e cila ofron informacione të detajuara rreth votuesit, duke përfshirë adresën e saktë të Qendrës së Votimit.
Kjo adresë mund të shikohet gjithashtu përmes GoogleMap, duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe më të qartë për votuesit.

Leave a Reply