Ambasadori britanik, Hargreaves, përmes një postimi në Facebook, njoftoi për vizitën e tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në mëngjes, ku u njoh nga afër me përgatitjet institucionale për procesin zgjedhor në Kosovë.
Ai vlerësoi profesionalizmin e stafit të KQZ-së, forcat e policisë dhe prokurorët, të cilët janë të përkushtuar për të siguruar zhvillimin e mbarë të zgjedhjeve. Në të gjithë Kosovën, një numër i madh njerëzish është angazhuar për të garantuar standarde të larta demokratike gjatë procesit zgjedhor.
Hargreaves vlerësoi këtë përpjekje si një shembull të qartë të angazhimit qytetar dhe institucional. Ai i uroi Kosovës një demonstrim të suksesshëm të demokracisë.
Zgjedhjet po monitorohen gjithashtu nga përfaqësues të huaj dhe vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët theksojnë rëndësinë e një procesi të ndershëm dhe transparent për forcimin e demokracisë në vend.

Leave a Reply