Roni Kosmann: Votimi është mjeti ynë paqësor për ndryshim

Roni Kosmann, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ushtruar të drejtën e votës së tij, raporton Gazeta Veriu.info.

Në një postim, Kosmann ka theksuar rëndësinë e votës si mjet paqësor për të shprehur identitetin dhe dëshirat tona. Ai ka theksuar se demokracia nuk është thjesht fjalë, por një praktikë që merr jetë kur çdo qytetar e ushtron të drejtën e vet për të votuar.

Kosmann ka theksuar se pjesëmarrja e qytetarëve është thelbësore për forcimin e Kosovës. “Respekto demokracinë, merr pjesë dhe bëhu zëri i ndryshimit,” ka inkurajuar ai.

Kjo thirrje vjen në një kohë kur angazhimi aktiv në proceset demokratike është i domosdoshëm për të ndërtuar një shoqëri më të fortë dhe të qëndrueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *