Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se, për shkak të uljes së temperaturave që nga 19 dhjetori 2025, ka shtuar angazhimin operacional duke operuar me pesë njësi gjeneruese.
Ky operacion ka bërë të mundur arritjen e prodhimit ditor prej 20,640 megavatë në orë, duke siguruar stabilitetin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë gjatë një periudhe me kërkesë të lartë. Normalisht, KEK funksionon me katër njësi, ndërsa një tjetër mbahet në gatishmëri për mirëmbajtje.
Megjithatë, duke iu falënderuar përkushtimit të stafit teknik dhe menaxhimit, është arritur funksionimi me pesë njësi aktive, pavarësisht ndërhyrjeve të shkurtra teknike në një prej tyre. KEK shpreh përkushtimin për të mbajtur sa më shumë kapacitete prodhuese aktive, duke respektuar kufijtë e sigurisë teknike.
Në këtë kontekst, KEK apelon për kursim të energjisë, duke ftuar qytetarët të përdorin energjinë elektrike në mënyrë sa më efikase, sidomos gjatë periudhave me konsum të shtuar.

Leave a Reply