Zëvendësja e Avokatit të Popullit, Majlinda Sinani-Lulaj, ka shprehur shqetësim për vështirësitë në votimin me asistencë, bazuar në raportimet nga terreni.
Ajo theksoi se ka pasur ankesa nga persona me aftësi të kufizuara, që për të marrë ndihmë gjatë votimit, duhet të kenë dokumentacion përkatës. Po ashtu, individët që nuk dinë shkrim-lexim nuk kanë mundur të marrin asistencë.
Sinani-Lulaj vuri në dukje se konfuzioni ekziston edhe tek vetë votuesit. Ata shpeshherë nuk ndihen të qetë pas përgjigjeve që marrin nga zyrtarët, pasi u kërkohet dëshmi për aftësinë e kufizuar.
Personat që nuk dinë shkrim-lexim përballen me mungesë udhëzimesh të qarta për procesin e votimit. Kreshnik Radoniqi, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sqaroi se ligji i vitit 2023 nuk u njeh të drejtën e asistencës personave që nuk dinë shkrim-lexim.
Megjithatë, këta individë mund të komunikojnë me të tjerët, por duhet ta hedhin vetë votën në kuti.

Leave a Reply