Në një nga vendvotimet e Prizrenit ka ndodhur sot një incident.
Një person, i cili nuk u lejua të ndihmonte gruan e tij gjatë votimit, reagoi duke shqyer fletëvotimin. Pas këtij veprimi, ai u shoqërua nga policia për të dhënë deklaratë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi ngjarjen për Klankosova.tv, duke theksuar se personi aktualisht po merret në pyetje. “Presim vendimin e prokurorit për hapat e mëtejshëm”, u shpreh Bytyqi.

Leave a Reply