Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ka sqaruar deklaratat që bëri në mbështetje të të birit, të cilat u bënë virale pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Topit të Artë 2025.
Ylli i Barcelonës zuri vendin e dytë në garën për çmimin më të lakmuar në futboll, pasi Ousmane Dembele i PSG-së triumfoi me më shumë pikë.
Pas përfundimit të ceremonisë, Nasraoui shkaktoi diskutime me komentet e tij.
“Diçka e çuditshme ndodhi. Lamine është futbollisti më i mirë në botë. Ai nuk ka rivalë”, kishte deklaruar ai.
Më pas, ai sqaroi se fjalët e tij nuk duhen keqkuptuar, duke theksuar se nuk ka thënë asgjë veçse djali i tij është më i miri.
“Nuk thashë asgjë budallallëk. Vetëm që të gjithë ta kuptojnë – thashë që djali im është më i miri në botë. Nuk thashë asgjë tjetër”.
“Epo mirë, nuk është asgjë serioze, le të flasin”, shtoi Nasraoui gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Leave a Reply