Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, raportoi se procesi zgjedhor deri më tani po zhvillohet pa probleme në të gjitha komunat e Kosovës.
Ai i ftoi qytetarët që ende nuk kanë dalë të votojnë, të përdorin të drejtën e tyre në orët e mbetura. Mustafa falënderoi të gjithë votuesit, përfshirë kosovarët rezidentë dhe ata nga diaspora, për angazhimin e tyre në këtë proces zgjedhor.
Në një deklaratë, Mustafa theksoi rëndësinë e këtij momenti për të zgjedhur drejtuesit e ardhshëm për katër vjetët e ardhshme. Ai nënvizoi se është jetike që ata që janë të ngarkuar me monitorimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të vazhdojnë të veprojnë me paanshmëri dhe dedikim, pa dallim partiak.
Mustafa përshëndeti përpjekjet e të gjithë të përfshirëve për të siguruar një proces të rregullt dhe transparent.

Leave a Reply