Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka marrë një informatë anonime në lidhje me dyshimet për përfshirjen e Millosh Steviq në ndikimin e votuesve dhe kërkesën e raporteve shëndetësore nga disa persona për t’i ndihmuar gjatë votimit.
Steviq është ndaluar nga policia në Graçanicë, ku po hetohet sipas rregullave ligjore në fuqi. Hetimet janë në vazhdim, por gjatë kontrollit fillestar nuk janë gjetur prova të dyshimta.
Prokuroria ka njoftuar se Steviq është intervistuar nga autoritetet përkatëse për të sqaruar situatën.

Leave a Reply