PDK siguron fitore në dy komuna të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve fillestare nga zgjedhjet parlamentare të zhvilluara sot.

Deri tani, janë numëruar më shumë se 62% e kutive të votimit. Në këtë proces, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur të fitojë në vetëm dy komuna: Skenderaj dhe Drenas.

Në Skenderaj, PDK kryeson me një përqindje të konsiderueshme prej 77.73%, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje (VV) ndjek me 16.46%. Partia Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë vetëm 2.22% të votave në këtë komunë.

Në Drenas, PDK ruan dominimin me 69.88% të votave, ndërsa VV është e dyta me 22.88%. Nisma për Kosovën është renditur si partia e tretë më e votuar me 2.53%.

Këto rezultate tregojnë një besnikëri të vazhdueshme të këtyre komunave ndaj PDK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *