Shpërndarja e vendeve në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës

Sipas rezultateve të fundit, kur janë numëruar mbi 95% e vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 55 vende në Kuvendin e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës vjen e dyta me 23 mandate, duke humbur një vend në krahasim me legjislaturën e kaluar. Lidhja Demokratike e Kosovës ka pësuar humbje të konsiderueshme, duke rënë nga 20 në 15 deputetë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës parashikohet të ketë 7 deputetë në Kuvend. Ndërkohë, minoritetet do të përfaqësohen me 20 mandate.

Këto rezultate aktuale nuk përfshijnë ende votat me kusht dhe ato të diasporës, të cilat mund të ndikojnë në përbërjen përfundimtare të Kuvendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *