Fatmir Limaj dhe partia e tij, Nisma, nuk arritën të kalojnë pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit.
Edhe pse Malisheva konsiderohet një bastion i kësaj partie, Nisma zuri vendin e dytë në këtë komunë. Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 37.38% të votave, që përkthehet në 9,862 vota.
Ndërkohë, Nisma siguroi 31.22% ose 8,237 vota. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e treta me 18.15% të votave.
Këto rezultate tregojnë se Vetëvendosje ka fituar mbështetje të konsiderueshme në Malishevë, duke e tejkaluar Nismën në këtë zonë tradicionale të saj.

Leave a Reply