Ish-kryetari i Apelit zbulon: Rregullorja e Kuvendit e ndalon Rashiqin të kandidojë, pozita e nënkryetarit i përket Listës Serbe.

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka deklaruar se Nenad Rashiq nuk ka të drejtë të kandidojë për pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, pasi sipas Shalës, ky pozicion i përket Listës Serbe.

Në një intervistë në emisionin Frontal në T7, Shala shpjegoi se Rregullorja e Kuvendit për zgjedhjen e nënkryetarit serb kërkon që propozimi të bëhet me shkrim nga shumica e deputetëve të komuniteteve pakicë, siç janë serbët, dhe jo nga Rashiq.

“Rregullorja, e cila është miratuar nga parlamenti i Kosovës edhe gjatë këtij mandati të qeverisë, e përshkruan qartë: Propozimi me shkrim duhet të vijë nga shumica e deputetëve të komuniteteve pakicë, siç janë serbët. Rashiq nuk mund të kandidojë, sepse është vetëm një individ. Shumica e komunitetit serb në parlamentin e Kosovës përfaqësohet nga Lista Serbe. Nëse nuk e bëjnë propozimin, atëherë edhe ata shkelin Kushtetutën dhe mbajnë përgjegjësi juridike dhe politike. Kur të votohet, atëherë ne do të marrim përgjegjësinë,” theksoi Shala.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *