Rezultatet e fundit zgjedhore: Krahasimi i votave të Kurtit dhe Osmanit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare të fundit, të cilat tregojnë një fitore të qartë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo parti, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, duket se do të ruajë mbështetjen e fortë të qytetarëve, duke sfiduar rezultatin e arritur në zgjedhjet e vitit 2021. Gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Listën Guxo të Vjosa Osmanit, kishte fituar 438,335 vota, përfaqësuese të 50.28% të votave totale.

Aktualisht, sipas të dhënave paraprake, pa përfshirë ende votat e diasporës dhe votat me kusht, Vetëvendosje ka marrë 430,459 vota, që përbëjnë 49.28% të votave. Rezultatet përfundimtare do të bëhen të njohura pas numërimit të të gjitha kategorive të votave, dhe mbetet për t’u parë nëse Vetëvendosje do të tejkalojë suksesin e saj të mëparshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *