Marash Dukaj, ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, ka dërguar një urim për Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje pas suksesit të arritur në zgjedhjet parlamentare.
Ai ka theksuar se ky rezultat pasqyron qartë vullnetin e qytetarëve dhe angazhimin për një proces demokratik të suksesshëm. Në deklaratën e tij, Dukaj ka nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si bazë për stabilitetin institucional dhe zhvillimin social.
Ai ka shprehur dëshirën që qeveria e re të ketë suksese në proceset e ardhshme, duke i dhënë rëndësi të veçantë forcimit të bashkëpunimit institucional dhe rajonal, për përfitimin e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit.

Leave a Reply