Ukraina përgënjeshtron sulmin me dron në shtëpinë e Putinit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka hedhur poshtë akuzat e Rusisë për një sulm me dron ndaj rezidencës së Vladimir Putin, duke akuzuar Moskën për tentativë sabotimi të bisedimeve të paqes.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pretendon se Kievi ka përdorur 91 dronë me rreze të gjatë veprimi në një sulm ndaj rezidencës shtetërore në Novgorod. Megjithatë, nuk është e qartë nëse Putin ishte i pranishëm në momentin e sulmit të supozuar.

Rusia ka deklaruar se do të rishikojë pozicionin e saj në negociatat e paqes pas ngjarjes. Zelensky e ka cilësuar pretendimin rus si një “gënjeshtër tipike”, duke thënë se është një justifikim për vazhdimin e sulmeve ndaj Ukrainës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *