Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder, ka përgëzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për suksesin në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor.
Në një mesazh të publikuar në platformën X, Schieder theksoi rëndësinë e formimit të një qeverie të qëndrueshme që do të avancojë integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe do të zbatojë reformat e domosdoshme për vendin. Ai nënvizoi se ky është momenti për të çuar përpara proceset e nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e Kosovës në rrugën evropiane.

Leave a Reply