Abazi: Albin Kurti përballet me presion ndërkombëtar në rritje

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka shprehur shqetësimin e tij pas triumfit të Lëvizjes Vetëvendosje, duke parashikuar tensione në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe një përkeqësim të situatës politike të brendshme.

Në një intervistë me A2CNN, Abazi vuri në dukje se rezultati i zgjedhjeve ishte i papritur dhe i atribuohet manipulimeve politike, presioneve financiare dhe përdorimit të buxhetit publik në fund të fushatës. “Rezultati nuk ishte i pritur.

Ka pasur manipulim klasik me buxhetin dhe kërcënime ndaj administratës publike,” tha ai. Abazi theksoi se Kosova ka kaluar një vit pa institucione funksionale, duke e quajtur këtë një “sabotim të vullnetit qytetar” dhe paralajmëroi pasoja ekonomike e politike.

Ai kritikoi gjithashtu Kuvendin, duke e përshkruar si një instrument të kryeministrit dhe jo si një forum demokratik. Në lidhje me të ardhmen politike, Abazi u shpreh skeptik për unifikimin politik, duke theksuar mungesën e dialogut të vërtetë demokratik dhe paralajmëroi se komuniteti ndërkombëtar mund të ndërmarrë masa të ashpra ndaj qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *