Atalanta fitoi ndeshjen e parë në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, duke triumfuar në shtëpi ndaj Club Brugge me rezultat 2-1.
Pjesa e parë ishte në favor të mysafirëve, të cilët shënuan në minutën e 38-të për 0-1 me golin e Tzolis, raporton Arbresh.info.
Megjithatë, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë të ndeshjes. Fillimisht, Samardzic realizoi në minutën e 74-të nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin.
Fitorja u vulos nga Pasalic, tre minuta para përfundimit të ndeshjes, duke shënuar për 2-1.
Deri në fund, nuk pati gola të tjerë dhe Atalanta mori tri pikët e para në këtë sezon të Ligës së Kampionëve.
Ndeshjen e ardhshme, Atalanta do ta luajë ndaj Slavia Pragës, ndërsa Club Brugge do të përballet me Bayern./Arbresh.info

Leave a Reply